Vazhdon bashkëpunimi për projektin “Digital resilience for a safe & inclusive society”
Në ambientet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Saxion University, Joyce Te Bos nga zyra e projekteve, Dr. Alan Kabki si dhe Dr. Frank Diepenmaat. në lidhje me aplikimin për projektin për Ngritje të Kapaciteteve, në kuadër të Erasmus+ KA2, ku u punua bashkërisht për aplikimin për të cilin puna do të vazhdoj dhe në të ardhmen. UFAGJ u përfaqësua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe nga stafi i saj.
U.D së Rektorit Prof. Ass.Dr. Zeqir Hashani, përshëndeti të pranishmit dhe ju uroi suksese në vazhdimësi, njëkohësisht dhe i falënderoi delegacionin nga Universiteti i Saxion për bashkëpunimin.