Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

Në kuadër të aktiviteteve të Ditës informuese për programin Erasmus+, të organizuar nga Zyra Erasmus+ Kosovë dhe Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë është caktuar sesioni informativ i cili mbahet më datë 19 dhjetor 2022, e hënë duke filluar nga ora 11:00, për studentë dhe staf akademik.

Lokacioni i sesionit informative është Fakulteti i Edukimit salla numër 1.

Prandaj, ftohen studentët dhe stafi i UFAGJ-së që të marrin pjesë në këtë sesion informues, ku do të prezantohen dhe diskutohen mundësitë aplikimeve për mobilitete akademike dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+.

Sa për njohurinë tuaj, Erasmus+ është programi më i ri dhe më i suksesëshëm arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës.

 

 

tp-bottom