Njoftim për regjistrim të semestrit dimëror
Njoftohen studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, se afati shtesë për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2022/2023 bëhet në datat:
07.11.2022 – 11.11.2022
Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa e semestrit. Ndërsa studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën prej 25€ për nivelin Bachelor dhe 150€ për nivelin Master.
Regjistrimi i semestrit bëhet në zyrën e shërbimit për studentë në fakultetet përkatëse.