U mbajt sesion informues nga “Bund IB” për studentët e drejtimit parashkollor “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”

U mbajt sesion informues nga “Bund IB” për studentët e drejtimit parashkollor “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”

Sot me 21 tetor 2022, organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës, u mbajt sesioni informues për studentët e Fakultetit të Edukimit, Drejtimi Parashkollor për projektin “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë” ofruar nga organizata Gjermane Internationaler Bund IB.

Ky sesion ishte për të informuar studentët për trajnimin intensiv një vjeçare dhe ofrimin e punës praktike 4 javore ne Gjermani.

          Përfaqësuesi i organizatës Z. Asdren Nivokazi prezantoj në mënyrë të zgjeruar përfitimet nga kjo mundësi, si:

  • Aftësim dhe trajnim ndërkulturorë;
  • Kurse të gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në nivelin B2;
  • Një punë praktike 4 javore në Gjermani;
  • Këshillim profesional në profesion;
  • Mbështetje rreth përgatitjes së temës së diplomës së studentëve (me tematikë edukimin e hershëm).
     

Për të interesuarit afati i fundit për aplikim është data 31 tetor 2022.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom