Sot në ambientet e BONEVET në Gjakovë u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në  mes të BONEVET dhe Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë!

Sot në ambientet e BONEVET në Gjakovë u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të BONEVET dhe Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë!

 Arbër Lleshi, drejtor menaxhues i BONEVET në Gjakovë, priti në takim Rektorin e Universitetit të Gjakovës, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani ku i prezantoi edhe hapësirat dhe kapacitetet e organizatës së tyre.

Rektori Nimani shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar në edukimin joformal të të rinjve në Gjakovë, që të rinjtë të identifikojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre dhe aftësitë e tyre përmes teknologjisë. 

Palët u pajtuan që të hartojnë dhe zbatojnë projekte, iniciativa, programe dhe aktivitete në 
fusha të ndryshme të bashkëpunimit:
● Nxitja dhe lehtësimi i bashkëpunimit ndërdisiplinor në fusha relevante të palëve;
● Organizimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet personelit të UFAGJ-së dhe 
BONEVET Gjakova me studentët;
● Bashkëpunimi në aplikime për projekte dhe programe në interes të avancimit të 
edukimit;
● BONEVET të bashkëpunojë ngushtë dhe të koordinojë projekte të përbashkëta me 
Zyrën për Zhvillimin e Karrierës për të ofruar mundësi për angazhimin e studentëve të 
UFAGJ-së në punë praktike;
● BONEVET të bashkëpunojë ngushtë dhe të koordinojë projekte të përbashkëta me 
Zyrën për Zhvillimin e Karrierës për të ofruar mundësi për punësimin e studentëve;
● Promovimi i bashkëpunimit ndër-institucional në aktivitetet promovuese të partnerëve 
nënshkrues të kësaj marrëveshje.

Fotot e lajmit

tp-bottom