Një delegacion nga qyteti Goeppingen i Gjermanisë, vizitoi sot Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Një delegacion nga qyteti Goeppingen i Gjermanisë, vizitoi sot Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Kryetari i komunës Goeppingen të Gjermanisë, Alexander Maier së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë me drejtorët komunal vizitituan sot Universitetin e Gjakovës. Ata u pritën nga prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë Prof.Ass.Dr. Laura Naka dhe udhëheqësi i zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Mr.sc. Denis Spahija.

Dy qytetet, Goeppingen dhe Gjakova, kanë filluar procedurat e binjakëzimit, me c’rast u dakorduan që të zhvillohet një takim edhe në Universitetin tonë. Qëllimi i këtij takimi ishte që shumë shpejt të fillohet një bashkëpunim me stafin akademik dhe studentët e të dyja vendeve pasi që dy universitetet kanë programe të ngjashme të studimit. Shumë shpejt Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë pritet që t’a vizitojnë një grup nga stafi akademik i Universitetit të Goeppingen, ku do të nëshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve për t’i filluar shkëmbimet dhe vizitat akademike dhe studimore të të dyja vendeve.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom