Punëtori në rritjen e kapaciteteve të ndërmarrësve në Komunën e Gjakovës

Punëtori në rritjen e kapaciteteve të ndërmarrësve në Komunën e Gjakovës


Me mbështetjen e Erasmus+ në kuadër të projektit EUFORIA (561695-EPP-1-2015-1-UK-EPPKA2-CBHE-JP) , më 27 dhe 28 Prill 2008 në ambientet e Universitetit të Gjakovës u mbajt një punëtori rreth rritjes së kapaciteteve të ndërmarrësve në Komunën e Gjakovës.

Hapjen e punëtorisë e bëri Rektori, Prof. Dr. Shaban Buza me një përshkrim të projektit EUFORIA, prezantim të ligjëruesve si dhe uroj për një punëtori të suksesshme.

Tematikat që u shtjelluan nga Prof. Dr. Gazmend Qorraj, Prof. Dr. Ymer Havolli, Msc Jeton Statovci ishin: 

  • MSA dhe mundësitë e biznesit në Kosovë;
  • MSA -Rregullat e Origjinës dhe Dokumentet;
  • Tarifat e Doganore në MSA për prodhimet industriale (25-97);
  • Procedurat me ndikim ekonomik - një shans për biznese;
  • Mundësitë e biznesit nga Programet e BE-së ERASMUS+,  HORIZON 2020;
  • Zhvillimi i idesë së biznesit dhe strategjitë ;
  • Rëndësia e Burimeve njerëzore për rekrutim, zhvillim, kreativitet dhe  inovacion;
  • Kuptimi i marketingut digjital, Marketingu në Media Sociale (facebook, twiter, youtube, instagram, etc.) 
Ligjëruesit ishin të kënaqur me interesimin e përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrëse në punëtori dhe u bisedua në identifikimin e nevoja të reja për trajnime me biznese në komunën e Gjakovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom