Njoftim rreth orarit për provimin pranues në UFAGJ
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, se provimi pranues për Baçelor (afati i dytë) dhe Master (afati i parë) do të mbahet me datë 20.09.2022, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
1. Fakulteti i Edukimit (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Fillor në ora 09:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Parashkollor në ora 09:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
2. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
3. Fakulteti i Mjekësisë (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Mjekësisë)
- Programi Infermieri në ora 09:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Shëndet Publik në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Fizioterapi në ora 12:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
- Programi Menaxhim Shëndetësor (MASTER) në ora 9:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
4. Fakulteti i Shkencave Sociale (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit si dhe maskë mbrojtëse, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
Suksese