Trajnim për studentë “Përmirësimi i shkathtësive të komunikimit dhe vetë- prezantimit”

Trajnim për studentë “Përmirësimi i shkathtësive të komunikimit dhe vetë- prezantimit”

GIZ në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës së Universitetit “Fehmi Agani“ ofrojnë trajnim për studentët  me temën “Përmirësimi i shkathtësive të komunikimit dhe vetë- prezantimit“.

Studentët e interesuar të plotësojnë këtë formë aplikimi.  

Qëllimi i këtyre trajnimeve/punëtorive është të forcojë aftësitë komunikuese dhe prezantuese të studentëve si parakusht për vete prezantim më të mirë në ngjarjet e mundësive të punës, përfshirë Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës të organizuar nga GIZ në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës.

Përmbajtja e punëtorisë është konceptuar për të rritur aftësitë e vetë-prezantimit efektiv të pjesëmarrësve, duke përdorur "Elevator’s pitch" dhe teknika të ngjashme të rëndësishme për prezantim të shkurtër dhe efikas, si dhe seanca praktike përmes Role-play.

Temat që do ngërthehen janë:

• Informacion mbi përmirësimin e aftësive komunikuese dhe prezantuese

• Si të bëni prezantime efektive

• Rregullat që duhen ndjekur për prezantime efektive

• Informacion për të kuptuarit dhe paraqitjen e vetvetes sipas audiencës

• Këshilla për fjalime/prezantime të mira

• Llojet e prezantimeve

• Si të jepen dhe interpretohen prezantimet me energji dhe qetësi

• Mënyrat më të mira të të folurit gjatë prezantimit

• Si të bëjnë një vlerësim të aftësive të tyre

• Planifikimi për prezantime (8 hapa të përgatitjes së prezantimit)

• Shmangia e gabimeve të zakonshme që bëjnë prezantuesit

• „Elevator’s pitch“ etj.

 

Ju mirëpresim!

Fotot e lajmit

tp-bottom