Kosova përfaqësohet nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë në Grupin Strategjik për Hulumtime dhe Inovacion (RISG) të Asociacionit të Universiteteve  Evropiane

Kosova përfaqësohet nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë në Grupin Strategjik për Hulumtime dhe Inovacion (RISG) të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

Kosova përfaqësohet për herë të parë me një anëtare në këtë grup i cili është trup këshilldhënës i bordit të EUA dhe monitorues i programit Horizon Europe me Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, e cila u zgjodh anëtare e grupit strategik për hulumtime dhe inovacion të Asociacionit të Universiteteve Europiane (EUA).

 

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e Universitetit të Gjakovës Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj është zgjedhur nga Bordi i Asociacionit të Univesiteteve Europiane në një konkurencë nga rektorët dhe prorektorët e universiteteve të ndryshme evropiane si pjesë e grupit strategjik për hulumtime dhe inovacion të Asociacionit të Universiteteve Europiane (EUA) për një mandat dy vjeçar. Asociacioni i Universiteteve Europiane me seli në Bruksel dhe me një filiale në Zhenevë përbëhet nga 850 antarët dhe është ombrella më e madhe e Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Asociacioni përfaqëson anëtarët e vet në rrafsh evropian dhe paraqet një forum të rrjetëzimit të arsimit të lartë!

 

Në vitin 2022, EUA rishikoi termat e referencës për të gjitha grupet e saj të ekspertëve dhe të punës së grupit dhe si rezultat i Grupit Punues për Politika Shkencore Hulumtuese (Research Policy Working Group – RPWG, i cili  ka monitoruar zbatimin e programit Horizon 2020 dhe ka ndikuar në zhvillimin e politikave të Horizon Europe  u formua Grupi i  Strategjisë së Kërkimit dhe Inovacionit (RISG) me një përgjegjësi të gjerë për zhvillimin e strategjisë së kërkimit dhe inovacionit të EUA-së si dhe zhvillimin e politikave për të gjitha temat e rëndësishme hulumtuese për universitetet evropiane.

Ky grup do t’i jap këshilla dhe mbështetje Bordit të EUA bazuar në rishikimin e politikave si dhe duke formuluar e hartuar qëndrimet, deklaratat dhe rekomandimet e EUA mbi politikat evropiane të kërkimit dhe inovacionit. Grupi u krijua si një grup strategjik afatgjatë i EUA, me një rishikim të aktiviteteve të tij ngs Bordi çdo dy vjet. Çdo katër vjet RISG do të i propozoj Bordit një plan strategjik i cili i përcakton qëllimet specifike dhe fushat në të cilat do të fokusohet në periudhën e ardhshme katër vjeçare.

EUA strategic plan final

RISG membership list

 

 

tp-bottom