TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Të nderuar miq,

 

Përmes këtij komunikimi, në emrin tim dhe në emër të Universitetit që drejtoj, shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ali Iljazi , ish – profesorit të Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë. Profesor Iljazi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave në lëmin e shkencave mjekësore, si në Kosovë, po ashtu dhe në trojet etnike shqiptare.

Prof. Dr. Ali Iljazi, ishte dekani i parë i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin "Fehmi Agani" Gjakovë.

Ndaj, sot, ne, stafi i universitetit dhe studentët e profesorit të çmuar, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes Iljazi, kolegëve dhe gjithë miqve të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Ali Iljazin!

 

Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani

Rektor i Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë

tp-bottom