UFAGJ-ja organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore  “Konferenca Euroaziatike mbi Gjuhën dhe Shkencat Sociale XIV"

UFAGJ-ja organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Konferenca Euroaziatike mbi Gjuhën dhe Shkencat Sociale XIV"

Sot, më 29 Qershor, me fillim nga ora 11:00, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt Konferenca e XIV-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, e cila vazhdon të mbahet deri më 30 Qershor 2022.

Kjo konferencë organizohet nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Rektori, Prof. Asoc.Dr. Artan Nimani, në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj ngjarje të rëndësishme. Ai i falënderojë të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj konference, me të cilët shprehi besimin e tij se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen. “Përgjatë konferencës ju uroj sukses studiuesve nga vendi, rajoni dhe me gjerë, në prezantimin e punimeve me tematika të ndryshme për Gjuhën dhe Shkencat Sociale”.

Në hapje të konferencës, foli edhe kordonatori i konferencës Z. Hasan Karacan nga Universiteti Shkencor i Cyrprus i cili përgëzoi për organizimin madhështor të konferencës, duke theksuar se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka arritur të promovojë Kosovën në 20 (njëzet) shtete të botës.

Në Konferencë morrën pjesë me punime shkencore akademikë nga: Kosova, Shqipëria, Turqia, Australia, Ukraina, Polonia etj.

Qëllimi i konferencës ishte të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e studiuesëve, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë. Po ashtu, të mbështesë, inkurajojë dhe sigurojë një platformë për studiuesit e rinj, për të prezantuar kërkimet e tyre, për t’u lidhur me bashkësinë ndërkombëtare të studiuesve të rinj dhe për të kërkuar depërtimin dhe këshillat e studiuesve të suksesshëm gjatë konferencës.

Konferenca është e ndarë në 10 (dhjetë) sesione punuese, ku do të prezantohen shumë punime shkencore, nga prezantues vendor dhe ndërkombëtarë, të 17 (shtatëmbëdhjetë) shtete të botës. Gjuhët e konferencës janë në anglisht, shqip, turqisht, dhe në polonisht.

ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që kërkon të sigurojë një forum për prezantim dhe diskutim, duke ekspozuar kërkimet ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom