Përfaqësuesit të Zyrës së Erasmus + në Kosovë vizituan UFAGJ-në

Përfaqësuesit të Zyrës së Erasmus + në Kosovë vizituan UFAGJ-në

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani së bashku me Prorektorën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, ka pritur në takim Koordinatoren e re të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi si dhe përfaqësuesen e zyrës Blerinë Zjaça.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive për bashkëpunim më të afërt në fokus të përkrahjes së UFAGJ-së nga ana e kësaj zyre, në intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me Institucionet e arsimit të lartë në shtetet e BE-së.

Rektori Nimani pasi ka uruar koordinatoren për marrjen e përgjegjësive të reja, ka thënë se Erasmus+ mbetet rruga më e mirë për të bashkëpunuar me BE-në.

Pasi që u njoftua me angazhimet he përfitimet  e UFAGJ-së në ngritje të kapaciteteve me mbështetje të ERASMUS+, Mimika Dobroshi koordinatore e programit Erasmus+, ka përgëzuar menaxhmentin për punën e mirë që është bërë në programet e Erasmus.

Ajo u zotua se do të përkrahin edhe më tutje aktivitetet e UFAGJ-së karshi programit Erasmus +, me qëllim që të përfitojnë të gjithë dhe të rritet numri i aplikimeve posaçërisht i projekteve për ndërtim të kapaciteteve.

Fotot e lajmit

tp-bottom