Sesion informues “Promovimi i ndihmës juridike falas dhe ndërmjetësimit”
Femrat Aktive të Gjakovës është duke implementuar projektin “Promovimi i Ndihmës Juridike Falas dhe Ndërmjetësimit” të mbështetur nga UNDP Kosova.
Në kuadër të këtij projekti, nesër më 12 Prill 2018 në ora 11:30 në objektin e Fakultetit të Edukimit, salla nr. 5 mbahet sesion informues për studentet e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth ndihmës juridike falas dhe ndërmjetësimit si mënyrë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve janë të mirëseardhur.
Ju mirëpresim!