Nënshkruhet marrëveshja në mes të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë dhe ONIX&SPA Pejë për praktikën profesionale të studentëve të UFAGJ-së
Rektori i UFAGJ –së Prof. Asoc.Dr. Artan Nimani dhe MA Arlinda Shoshi nënshkruan marrëveshje me Onix Spa Resort, Pejë.
Kjo marrëveshjen bashkëpunim siguron që studentët e Fakultetit të Mjekësisë të UFAGJ-së do të mbajnë praktikën profesionale dhe poashtu edhe aktivitete tjera të përbashkëta profesionale në fushën e shëndetësisë të cilat do të jenë në shërbim të shoqërisë.
Ceremonia e nënshkrimit u bë në prani të Prorektores për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj dhe Dekanës së Fakultetit të Mjekësisë Antigona Ukehaxhaj.
Ndërsa nga Spitali Special Onix spa ishte pronari z. Xhevdet Shoshi dhe Drejtoresha mjekësore Hyrije Blakaj.
Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me projekte tjera për avancime profesionale si dhe programe të reja universitare në bazë të kërkesave të tregut të punës.