Takimi punues i projektit SOCRE (Erasmus+) në Universitetin e Gjakovës
Më 03 – 06 prill 2018 në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" dhe Kolegjin Heimerer, në kuadër të projektit SOCRE, Erasmaus+ u organizua vizita studimore e tutorëve nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Metropolia, Finlandë dhe ESSA, Portugali. Qëllimi i vizitës ishte monitorimi i pilot kursit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm në nivelin e 6-të sipas KEK (Korniza Evropiane e Kualifikimeve) me titull "Rehabilitimi social në geriatri" në UGJFA dhe në nivelin 5 dhe 7 në Kolegjin Heimerer.
Në ditën e parë të kësaj vizite studimore në Kosovë u diskutua për zhvillimin e kursit CPD (Continues Professional Development - Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm), së bashku me planifikimin e doracakut të nxënësve për Rehabilitimin Social. Përveç përfaqësuesve të dy institucioneve të përfshira në këtë project (UGJFA dhe Heimerer), morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ditën e dytë dhe të tretë, tutoret ishin të përqëndruara për monitorimin e ngushtë të progresit në Kolegjin Heimerer me kurset e tyre të CPD.
Të premten , në ditën e tretë tutorët vizituan UGJFA-në. Në pjesën e parë të ditës, në Fakultetin e Mjekësisë u realizua monitorimi I zbatimit të pilotimit të kursit, nëpërmjet pjesëmarrjes në një leksion të nivelit të 6-të të CPD-së. Ndërsa për përbylljen e vizitës, diskutimet dhe sugjerimet për vazhdimin e punës, përfaqësueset e Portugalisë dhe Finlandës u pritën nga Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza.
Tutorët që qëndruan në UGJFA dhe Kolegjin Heimerer, ishin Eija Raatikainen nga Metropolia University of Applied Sciences në Finlandë dhe Maria Rosado nga Institucioni Escola Superior de Saúde Do Alcotião në Portugali.