Fillon trajnimi Marketingu Digjital dhe Shkathtësitë e Buta
Dje më 30.05.2022 në Fakultetin e Edukimit ka filluar trajnimi “Marketingu Digjital dhe Shkathtësitë e Buta” për grupin e parë të pjesëmarrësve.
Ky trajnim ka për qëllim aftësimin e studentëve në fushën e marketingut digjital pasi në ditët e sotme nëpërmjet marketingut digjital mund të arrihet një audiencë më e madhe dhe më globale në saj të internetit që është i pranishëm në çdo vend.
Pjesëmarrësit do të mësojnë aftësi të dizajnit, komunikimit, prezantimit, bazën e menaxhimit të projekteve dhe disa module tjera.
Ky trajnim ka përafërsisht 210 orë që mbulojnë shkathtësitë teknike për marketingun digjital dhe module për shkathtësitë e buta.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.