Vizitë studimore e studentëve tanë në Universitetin e Korçes

Vizitë studimore e studentëve tanë në Universitetin e Korçes

Më 19-20 maj, Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu si udhëheqëse e vizitës studimore në Korçë së bashku me dhjetë studentët e Fakultetit të Edukimit nga Programi Parashkollor dhe ai Fillor, vajtën për qëllim studimi rreth dallimeve dhe ngjashmërive të varieteve gjuhësore sipas nyjëtimit fonetik dhe morfologjik në mes të dialektit gegë/të folurën e Gjakovës dhe dialektit toskë/të folurën e Korçës.

U mirëpritën nga Rektori i Universitetit “Fan S. Noli” Prof. Dr. Dhimitri Bello dhe zëvëndës Rektori Prof. Dr. Artur Adili, si dhe nga pedagogët e nderuar të katedrës së Gjuhës Shqipe.

Pos ligjëratës së Rektorit z. Bello, studentët tanë dëgjuan dhe ligjërata nga Prof. Dr. Anyla Saraçi dhe Profesori Olger Bramaj. Vazhduan me hulumtimin e tyre fonetik dhe morfologjik, gjithmonë me bashkëpunimin e studenteve të Universitetit “Fan S. Noli”, me mbikqyrjen e Prof. Doli-Kryeziu dhe të Prof. Asoc. Mr. Mimoza Kurshumlia.

Studentët vizituan dhe shumë muzeume dhe monumente historike, kulturore, të zhvillimit të edukimit dhe arsimit mbarëshqiptar.

Fotot e lajmit

tp-bottom