Njoftim rreth punëtorisë “Keqpërdorimet që (s)i shohim”
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim ‘’ në Universitetin e Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’.
Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.
Detajet e punëtorisë:
Lokacioni: Fakulteti Filologjik, Universiteti i Gjakovës, Salla nr. 5
Data: 19.04.2018 ora 13:00
Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë
Afati i fundit për aplikim: 10.04.2018
Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.
Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5