Universitetit Torvergata në Romë hapë  “Virtual Open Days”

Universitetit Torvergata në Romë hapë “Virtual Open Days”

Ambasada e Kosovës në Itali bën thirrje lidhur me aktivitetin “Virtual Open Days” të Universitetit Torvergata në Romë. Përmes këtij aktiviteti, Universiteti Torvergata ka për qëllim të njoftojë stafin akademik dhe studentët lidhur me programet e tyre akademike si dhe mundësitë që ofrojnë për studentët e huaj. Ky takim virtual do të jetë një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar dhe diskutuar për nevojat dhe kërkesat e studentëve, të shkëmbehen përvoja dhe ide, dhe të kuptojnë më mirë komunitetin e Universitetit Tor Vergata në Romë.

Universiteti Torvergata do të organizojë dy virtual open days:

 

-          20 Maj 2022, nga ora 17-00 deri ne 19.30;

-          28 maj  2022, nga ora 08.30 deri ne 11.00.

 

Në linkun e mëposhtëm, http://www.utov.it/iod , mund të shihni video, të shkarkoni broshura, të bëni një turne virtual të kampusit të Universitetit Torvergata dhe të kontrolloni ngjarjet e fundit.

Besoj se kjo është një mundësi e mirë për të iniciuar bashkëpunimin në mes të Universiteteve tona dhe Universitetit Torvergata si dhe të gjithë studentëve kosovarë që dëshirojnë të studiojnë në Itali.  

 

tp-bottom