Po mbahet në UFAGJ punëtoria në kuadër të SMHAPC “Punëtoria reflektuese dhe pas pilotuese“
Po mbahet në Universitetin “Fhemi Agani” në Gjakovë dita e parë e punëtorisë katër ditore „Punëtoria reflektuese dhe pas pilotuese“ e projektit SMHAPC.
Fjalën hyrëse e mbajti Rektor Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani. Ndërsa prezantimi i kurseve pilotuese në UGJFA e bëri Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukehaxhaj dhe Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha.
Gjatë ditës do të diskutohen edhe reflektohet së bashku me studentët për procesin e pilotimit, përfshirjen e studentëve, prezantimin e koncepteve të reja, qasjet pedagogjike, protokollet, shabllonet.
Po ashtu gjatë ditës do të bëhet edhe prezantimi i kurseve pilot në UGJFA dhe poashtu do të bëhen komentet cilësore të ekipit bazuar në inputet e mbledhura nga studentët/stafi.
Punëtoria do të mbahet katër ditë dhe është në kuadër të projektit SMHAPC në të cilën Universiteti jonë është partner. Ditët në vazhdim do të bëhet edhe prezantimi i kurseve pilotuese nga Heimerer College dhe Universiteti i Gjilanit „Kadri Zeka“.