Rektori Nimani merr Letër falënderimi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë falënderon Rektorin Prof.Asoc. Dr.Artan Nimani për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe kontributin e Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë në Panairin Mbarëkombëtar të Botimeve Akademike dhe Shkencore Edicioni I.
Panairi i mbajtur në Tiranë tri ditë nga data 22 deri me 24 prill 2022 u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin 35 ente botuese, si dhe akademikë e studiues nga të gjitha fushat dhe nga mbarë trojet shqiptare.
UFAGJ-ja paraqitet në këtë ngjarje duke ekspozuar 6 tituj universitarë, nga fusha të ndryshme studimi, të botuar përgjatë periudhës 2020 –2021, të cilat prezantojnë punën shkencore të personelit akademik të UFAGJ-së.