Shërbimi për komunitetin – Puna me pacientë për Shputë Diabetike
Sot në Fakultetin e Mjekësisë nën mentorimin e Prof. Faton Hoxhës dhe Dekanës së Fakultetit Prof. Antigona Ukëhaxhaj, studentet kanë filluar punën në njësinë e shputës diabetike tek individët në kuadër të projektit SMAHPC.
Studentët e vitit të 3-të, të drejtimit Infermieri kanë kryer shërbimet dhe ekzaminimin fizik e neurologjik (me Monofilamentin Sensorë-Semmes –Weinstein) të shputës së individëve të sëmurë me Diabet Mellitus.
Shërbimet tek klientët nga studentët do të ofrohen çdo të premte në objektin e Fakultetit të Mjekësisë.
Në njësinë e shputës diabetike planifikohen të realizohen këto shërbime :
-Vizitat e individëve me diabet;
-Kontrollimi dhe matja e peshës trupore;
-Matja e glikemisë;
-Administrimi i insulinës;
-BMI;
-Egzaminimi Neurologjik i Shputës;
-Pastrimi i shputës diabetike;
-Analiza HbA1C;
-Edukimi i pacientit dhe familjarëve mbi diabetin.
Çdo shërbim do të ofrohet falas nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët do të kontribuojnë në komunitet.