Rektori Nimani priti në takim Znj. Argjenda Plakolli

Rektori Nimani priti në takim Znj. Argjenda Plakolli

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof.asoc.Dr. Artan Nimani e mirëpriti znj. Argjenda Plakolli e cila dhuroi 100 kopje të librit "Ekonomiksi i Mendimit Praktik" nga Projekti Economics Fundamentals Initiative me bazë në Amerikë, i cili projekt po promovon këtë libër në kuadër të rrjetit të partnerëve lokal në Evropë dhe Azi. 

Deri më tani libri është përkthyer në 6 gjuhë të ndryshme. Siç pohoi znj. Argjenda Plakolli, libri është i përthyer nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe dhe është i shkruar nga profesorë universitar amerikanë. Qëllimi i librit është t'ju ndihmojë studentëve të Menaxhmentit Shëndetësor – MA dhe studentëve që ndjekin modulet e menaxhimit në programin Kujdes dhe Mirëqenie Sociale.

Rektori përkrah çdo iniciativë që ndihmon të rinjtë dhe audiencën në përgjithësi që të bëjnë vendim-marrje të shëndoshë ekonomike, zhvillim profesional të suksesshëm dhe prosperitet personal e kombëtar.

Fotot e lajmit

tp-bottom