Takimi i menaxhmentit të UFAGJ-së me përfaqësues të MASHT-it  rreth vazhdimit të  bashkëpunimit dhe realizimit të marrëveshjes me Iowa Central Community College në fushën e Infermierisë

Takimi i menaxhmentit të UFAGJ-së me përfaqësues të MASHT-it rreth vazhdimit të bashkëpunimit dhe realizimit të marrëveshjes me Iowa Central Community College në fushën e Infermierisë

Në këtë  takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe harmonizimit të planprogrameve si dhe kryerjes së praktikës profesionale të studentëve të Infermierisë  në Kollegjin qendror të komunitetit të IOWA-s (IOWA Central Community College) në programin  “Diplomë e asocuar për Infermieri-Associate Degree Nursing, AAS”

Prorektorja, prof.asoc.dr.  Kimete Canaj i informoi rreth bashkëpunimeve të UFAGJ- së e veçanërisht rreth marrëveshjeve me Universitet e IOWA-s si dhe vazhdimin e bashkëpunimit, pasiqë shumë aktivitete kanë ngelur pa u realizuar përshkak të pandemisë.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë prof. asoc.dr. Antigona Ukëhaxhaj dhe prodekanja prof. ass. dr. Dafine Kacurri i informuan per programin e Infermierisë (BA – Infermieri 180 ECTS), program i cili është më i avancuar sesa diploma e asocuar, në mënyrë që studentët e UFAGJ – të mund të  marrin pjesë në mobilitete të përfundojnë praktikën në Kollegjin e IOWA-s dhe pastaj të kenë mundësi të vazhdojnë studimet në UFAGJ, të marrin nivelin BA e të mos mbesin me diplomën e asocuar. Këshilltarja politike e ministrës së Arsimit znj. Arrita Gola si dhe znj. Shpresa Mehmeti, Zyrtare e lartë në Departamentin e Arsimit të lartë, shkencës dhe inovacionit diskutuan rreth projekteve, poashtu premtuan që do të ketë një angazhim më të madhë në  përkrahjen e universiteteve publike. Pas këtij takimi do të vazhdojmë me takime tjera online derisa të finalizojmë dokumetet e marrëveshjes në mënyrë që sa më parë të fillon bashkëpunimi dhe të shkojnë studentët e parë në praktikë në Kollegjin Qendror të Komunitetit të IOWA-s.

tp-bottom