Urimi i rektorit Nimani për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Urimi i rektorit Nimani për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit uron stafin akademik dhe gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës.

Në urimin e Rektorit Nimani thuhet:

“7 Marsi, përherë duhet të na motivojë edhe më shumë për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv rreth rolit dhe kontributit jetik që mësuesit japin çdo ditë për arsimimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e shoqërisë.

Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. Universiteti ynë, çdo vit e shënon këtë datë historike, si ditë e ndritur nga e kaluara jonë e lavdishme, si dhe një motiv nxitës për punën që kryejnë punonjësit tanë të arsimit dhe shkencës.

Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja dhe arritje në sferën e arsimit!

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!”

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

Fotot e lajmit

tp-bottom