Orë letrare me rastin e ditës së Mësuesit
Klubi Letrar "Gjurmët e Penës" i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" me datë 6 mars 2018 në objektin e Fakultetit të Filologjisë, salla nr. 1, organizoi orë letrare për nder të 7 marsit ditës së Mësuesit. E cila ditë ngërthen në vete një mesazh tejet sublim ndër shqiptari.
Ndaj të pranishëm ishin edhe dekanët e dy fakulteteve, prof. dr. Kamber Kamberi (F. i Filologjisë) dhe prof. dr. Ilir Kelmendi (F. i Edukimit), profesoresha Gentiana Muhaxhiri e cila ishte edhe bashkëpunëtore e kësaj ngjarje. Gjithsesi edhe numri i madh i studentëve e bën edhe më të veçantë këtë orë letrare. Ku edhe pat recitime të lloj-llojta.