Hapet fondi për aplikimin e propozimeve “Horizon Europe” nga Projekti HERAS Plus
Objektivi kryesor i kësaj skeme granti është të stimulojë bashkëpunimin dhe propozimet e përbashkëta të projekteve në kuadër të programit Horizon Europe ndërmjet aktorëve të kërkimit dhe inovacionit nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Kosova. Kjo skemë granti mbulon një pjesë të kostove të studiuesve kosovarë për aplikimin vetëm për një projekt-propozim të Horizon Europe dhe do të paguhet në bazë të kritereve të qarta dhe një procedure rishikimi. Në kuadër të kësaj skeme grantesh, HERAS Plus do të japë njëzet grante (secila 1.500.00 Euro) për aplikantët.
Aplikantët e kualifikuar për këtë thirrje janë: universitetet, institutet kërkimore, studiues individual, kompanitë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC).
Aplikantët duhet të plotësojnë:
- Aplikanti duhet të ketë dorëzuar një projekt propozim si pjesë e konsorciumit nën Horizon Europe;
- Propozimi i projektit i dorëzuar në Horizon Europe duhet të jetë në përputhje me prioritetet e Kosovës në fushën e kërkimit dhe inovacionit;
- Propozimi i projektit i paraqitur në Horizon Europe duhet të ketë bazën shkencore (gjendjen e teknologjisë në lidhje me temat specifike të kërkimit, boshllëqet që duhet të plotësohen në njohuritë aktuale, rëndësinë e aktiviteteve të propozuara) dhe ndikimin e pritur të kërkimit;
- Propozimi i projektit i dorëzuar në Horizon Europe duhet të ofrojë informacion se si po promovohen aktivitetet e kërkimit dhe inovacionit.
Mbajtësi i grantit do të duhet të pranojë detyrimin për të ofruar HERAS Plus të gjithë informacionin e kërkuar në lidhje me rezultatin e aktiviteteve të tyre. Granti i kërkuar është 1.500.00 Euro dhe mbulohet në bazë të rimbursimit. Granti do të transferohet në llogarinë bankare të përfituesit (siç tregohet në formularin e aplikimit). Shpërndarja e buxhetit të grantit do të administrohet nga HERAS Plus.
Shënim: Projektet mund të rimbursohen në mënyrë retroaktive, që nga data e fillimit të programit Horizon Europe (Mars 2021). Thirrja do të jetë e hapur deri në shkurt të vitit 2023.
Aplikimet e pranueshme do të vlerësohen nga një komision përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të:
- Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI);
- ZSI (Qendra për Inovacione Sociale); dhe
- HERAS Plus.
Vendimi përfundimtar për miratimin e aplikimeve do të merret vetëm nga komisioni përzgjedhës.
Aplikimi për grant duhet të dorëzohet me e-mail në:
E-mail: [email protected], Donjeta Ibra, Menaxhere e Zyrës.
Të gjitha dokumentet e kërkuara për dorëzim duhet të jenë në gjuhën angleze dhe të përfshijnë:
- Formularin e nënshkruar dhe aplikimi i kësaj skeme të grantit;
- Dëshmia e paraqitjes së aplikimit nga portali Horizon Europe;
- CV e shkurtër e koordinatorit të projektit.
Për detaje më të hollësishme dhe për të shkarkuar aplikacionin, shtypni lidhjen: https://www.heraskosovo.org/horizon-europe-proposal-application-fund/