Thirrja e hapur për bursa të mobilitetit ERASMUS + në WSB University
Universiteti "FEHMI AGANI" Gjakovë hap thirrjen për aplikim për bursa të mobilitetit për semestrin e pranverës në WSB University, Poloni, në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus + të Komisionit Evropian.
Përparësi ju jepet studentëve të filologjikut, për më shumë shikoni kurset e studimit në dokumentin e bashkangjitur në linkun në vijim:
(dokumenti ne exel)
Bursa është 800 EUR / në muaj;
Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj);
Bazuar në llogaritësin e distancës së programit Erasmus +, Komisioni Evropian cakton përkrahjen për udhëtime. Për Kosovën është 275 euro. WSB University rimburson mbështetjen e udhëtimit pasi përfituesi i grantit ka shkuar në bazë të kostove faktike. Nëse shuma tejkalon 275 euro, përfituesi i grantit duhet të mbulojë vetë shumën shtesë;
Studentët do të duhet të dorëzojnë:
- Transkriptin e notave;
- Kopjen e pasaportës;
- Letër motivuese se pse dëshirojnë të fotojnë këtë mundësi;
- Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
- Aplikacionin (të bashkangjitur gjeni linkun për tek dokumenti: aplikacioni te bashkangjitet)
Të drejtë për aplikim kanë studentët e vitit të dytë nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” .
Thirrja është e hapur deri më 15 Dhjetor 2021.
Ju lutemi të kontaktoni Udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UFAGJ, Z. Denis Spahija nëse keni nevojë për ndonjë konsulencë, ose nëse tashmë keni vendosur të aplikoni, dërgoni një email në adresen [email protected] me dokumentet e kërkuara për procesin e aplikimit.
Fat të mbarë për të gjithë ju!