Universiteti Gjakovës anëtar i  Rrjetit Europian të Fizioterapisë në Arsimin e Lartë (ENPHE)

Universiteti Gjakovës anëtar i Rrjetit Europian të Fizioterapisë në Arsimin e Lartë (ENPHE)

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë tashmë është anëtar i Rrjetin Europian të Fizioterapisë në Arsimin e Lartë (ENPHE). 

Vlerë e këtij rrjetizimi është se ENPHE duhet të orientohet drejt së ardhmes duke u drejtuar nga inovativiteti dhe bashkëpunimi aktiv. Rrjeti i cili është i hapur ndaj ideve dhe çasjeve të reja dhe i trajton anëtarët në mënyrë të barabartë. Puna e ENPHE bazohet në besimin dhe transparencën në lidhje me objektivat, proceset dhe përdorimin e burimeve.

Duhet të shtohet se ENPHE është Forumi kryesor i Dijes në lidhje me Arsimin e Lartë të Fizioterapisë në Evropë që parashikon tendencat dhe forcat në shoqërinë në ndryshim që formësojnë praktikën dhe edukimin profesional. ENPHE është shtëpi nën kulmin e së cilës gjejnë strehim edukatorët, studentët dhe profesionistët ku ata mund të angazhohen dhe bashkëpunojnë hapur, dhe ku mund të gjejnë mbështetje për të harmonizuar dhe përmirësuar zhvillimet arsimore në këtë fushë. 

ENPHE ekziston në mënyrë që: 

• Arsimi i lartë i fizioterapisë të ketë një zë që flet dhe lobon për një zhvillim arsimor të njëanshëm në fizioterapi. ENPHE është një ZË.

• Palët e interesuara të arsimit të lartë të fizioterapisë kanë një forum për t'u angazhuar dhe për të çuar përpara zhvillime të reja. ENPHE është një FORUM.

• Qasjet e ndryshme në arsimin e lartë të fizioterapisë bëhen të dukshme dhe lidhen në mënyrë që të kenë ndikimin më të mirë për profesionistët e ardhshëm. ENPHE është një LIDHJE.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë tashmë është pjesë e këtij rrjeti.

tp-bottom