Rektori Nimani priti në takim rektorin e ri të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqin

Rektori Nimani priti në takim rektorin e ri të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqin

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, priti në takim homologun e tij nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqin dhe bashkëpunëtorët e tij, prof. asoc. dr. Edmond Beqiri dhe prof. ass. dr. Suada Ajdarpašić.

Fillimisht, rektori Nimani dhe bashkëpunëtorët e uruan rektorin prof. dr. Armand Krasniqin dhe stafin e tij për detyrat e reja, duke iu uruar atyre suksese, mbarësi dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Më pas, rektori Nimani i informoi për zhvillimet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, të arriturat në rrafshin e ndërkombëtarizimit dhe strategjinë e punës.

Rektori i UHZ-së, prof. dr. Armand Krasniqi, shprehu falënderim për pritjen, përgëzoi menaxhmentin e UFAGj-së për të arriturat si dhe u zotua për bashkëpunim ndërinstitucional.

Përgjatë takimit, palët diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit me projekte konkrete, aplikimin për programe të përbashkëta, për universitetin veror të përbashkët, si dhe për planin e veprimit në rrafshin e ndërkombëtarizimit.

Në fund, u formua edhe grupi punues i përbërë prej stafit të të dy universiteteve, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom