Ftesë për konferencë shkencore

Ftesë për konferencë shkencore


Njoftohen anëtarët e personelit akademik të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se Albanian Organization for Quality në bashkëpunim me Albanian University kanë hapur thirrjen për konferencën ndërkombëtare me titull “Standardization, Prototypes and Quality: A Means of Balkan Countries’ Collaboration”, që mbahet me 21 shtator 2018 në Tiranë. 

Konferenca synon të krijojë një platformë për ngritjen e çështjeve të ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive në fushën e standardeve dhe kualitetit. Thirrja është e hapur për të gjithë hulumtuesit dhe mësimdhënësit.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 29 prill 2018. 

Për më shumë informata, gjeni materialin e bashkangjitur.

tp-bottom