U mbajt tryezë diskutimi me studentë dhe stafin akademik, në kuadër të projektit SHPRESE

U mbajt tryezë diskutimi me studentë dhe stafin akademik, në kuadër të projektit SHPRESE

Më 19 nëntor 2021 (e premte), në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mënyrë hibride u mbajt  tryeza e tretë e diskutimit me studentë dhe stafin akademik në kuadër të projektit #SHPRESE, nga profesorët dhe ekspertët e fushës, z. Cristian Fabbi, prof. ass. dr. Pranvera Jetishi Çollaku, prof. ass. dr. Drita Kadriu, prof. asoc. dr. Sidorela Doli Kryeziu, prof. ass. dr. Arbona Xhemajli dhe ass. Albana Sadiku, PhD.

Në këtë ngjarje u diskutua rreth “Rëndësisë së krijimit të një ekosistemi stimulues për zhvillimin në fëmijëri të hershme”. Në kuadër të kësaj, u fol për kurrikula, për rëndësinë e saj dhe kontributin te fëmijët, bashkëpunimi dhe zbatimi si dhe për zhvillimin fizik, social, emocional dhe njohës të fëmijëve.

Në fund, pjesëmarrësit shfaqën dukshëm interesim me parashtrimin e pyetjeve në kuadër të diskutimeve të zhvilluara nga penalistët.

Kjo tryezë diskutimi u organizua në bashkëpunim me Caritas Switzerland in Kosovo, Fakultetin e Edukimit të UFAGJ-së dhe në partneritet me Fakultetet e Edukimit në Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë.

Projekti SHPRESE përkrahet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Medicor dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen bujare për edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom