Prorektorja Naka mori pjesë në punëtorinë dy ditore për procesin e rishikimit të standardeve të akreditimit

Prorektorja Naka mori pjesë në punëtorinë dy ditore për procesin e rishikimit të standardeve të akreditimit

Më 15-16 nëntor 2021, Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, prof. ass. dr. Laura Naka, ka marrë pjesë në punëtorinë e dytë në procesin e rishikimit të standardeve të akreditimit, i organizuar nga Projekti HERAS Plus dhe WUS Austria.

Ekspertja ndërkombëtare, znj. Melita Kovaçeviq prezantoi në punëtori draftin e standardeve të rishikuara për akreditim institucional dhe të programeve të studimit. Rishikimi i standardeve është bërë bazuar në konsultimet, komentet kthyese dhe inputet e dhëna nga të gjithë anëtarët e grupit punues. Ndërsa, standardet e rishikuara në këtë punëtori do të miratohen nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC).

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom