Përfaqësues të UFAGJ-së marrin pjesë në  “Inaugurimin e vitit akademik 2021/2022” në Universitetin WSB

Përfaqësues të UFAGJ-së marrin pjesë në “Inaugurimin e vitit akademik 2021/2022” në Universitetin WSB

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, në mënyrë virtuale ka marrë pjesë në ceremoninë e “Inaugurimit të vitit akademik 2021/2022” në Universitetin WSB, e mbajtur më 4 tetor 2021.

Hapjen e bëri rektorja e Universitetit WSB z. Zdzislawa Dacko – Pikiewicz, e cila edhe bëri bekimin e studentëve të rinj të nivelit baçelor, master dhe të doktoratës.  Më pas, ceremonia vazhdoi me ndarjen e falënderimeve për profesorët meritorë të Universitetit WSB.

Nga Fakulteti i Filologjisë të UFAGJ-së, studentja Dea Drançolli do të qëndroj për një semestër si pjesë e mobilitetit Erasmus +. Njëkohësisht nga qyteti i Gjakovës katër studentë të rinj do t’i vazhdojnë studimet në këtë Universitet, të cilëve ju dëshirojmë suksese.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom