Në praninë e rektorit Nimani nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Parlamentit Studentor të UFAGJ-së dhe prof. Migena Arllatit
Më 04 tetor 2021 (e hënë), në praninë e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet znj. Migena Arllati dhe Parlamentit Studentor të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga kryetari, z. Endrit Zeneli, i shoqëruar nga znj. Florentina Berisha.
Kjo marrëveshje ka për qëllim krijimin e partneritetit në mes të palëve në fushën humanitare, që përfshinë ndarjen e 7 (shtatë) bursave humanitare për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Rektori Nimani e falënderoi prof. Migena Arllati për sigurimin fondeve të ndarjes së bursave për studentë të kategorisë së veçantë dhe përfaqësuesit e studentëve për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Përfaqësuesit nga Parlamenti Studentor i UFAGJ-së dhe znj. Migena Arllati shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e marrëveshjes dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm për projekte të mundshme.