Rektori Nimani priti në takim znj. Chloe Hyman nga Programi Fullbright

Rektori Nimani priti në takim znj. Chloe Hyman nga Programi Fullbright

Më 04 tetor 2021 (e hënë), rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Seksionin e Diplomacisë Publike i Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka pritur në takim znj. Chloe Hyman, e cila do të qëndroj në UFAGJ në periudhën 1 tetor 2021 deri më 15 qershor 2022.

Rektori Nimani i shprehu mirëseardhje në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë znj. Chloe Hyman dhe i ofroi mbështetje të nevojshme, duke i përfshirë të gjitha strukturat e Universitetit. Në anën tjetër, znj Hyman u shpreh e lumtur që do të qëndrojë në UFAGJ për një periudhë prej 9 muajsh, si dhe e falënderoi për pritjen dhe mbështetjen rektorin Nimani.

Hulumtuesja, znj. Chloe Hyman nga Programi Fullbright do të angazhohet për promovimin e gjuhës angleze në komunitet, pjesërisht si asistente në lëndët e gjuhës angleze, si dhe do të mbajë prezantime mbi kulturën, shoqërinë dhe historinë e ShBA-ve.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom