Rektori Nimani priti në takim Endrit Zenelin, Kryetarin e ri të Parlamentit Studentor të UFAGJ-së

Rektori Nimani priti në takim Endrit Zenelin, Kryetarin e ri të Parlamentit Studentor të UFAGJ-së

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. asoc. dr. Idriz Berisha, priti në takim Kryetarin e ri të Parlamentit Studentor, Endrit Zeneli dhe Kryetaren e re të Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, Florentina Berisha.

Rektori Nimani i përgëzoi strukturat udhëheqëse të studentëve të deritanishme, ndërsa i uroi përfaqësuesit e studentëve të zgjedhur në Parlamentin Studentor dhe në Këshillat e Studentëve të fakulteteve. Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunoi me strukturat e reja, kërkoi të jenë aktiv dhe të vazhdohet bashkëpunimi dhe me përkushtim t’i mbrojnë të drejtat e studentëve!

Po ashtu, premtoi që do të jetë në dispozicion dhe në shërbim të tyre për t’i shtyrë përpara idetë dhe projektet që i kanë për synim, për të trasuar rrugën e sukseseve të Parlamentit Studentor.

Përfaqësuesit e studentëve shprehën falënderim për pritjen dhe u zotuan që do të angazhohen me të gjitha kapacitetet se do të jenë në shërbim të do studentëve.

Strukturat e reja udhëheqëse të studentëve kanë mandat dy (2) vjeçar, i cili fillon nga sot, 1 tetor 2021.

Fotot e lajmit

tp-bottom