Zhvillohet trajnim me stafin e ri akademik nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Zhvillohet trajnim me stafin e ri akademik nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 29 shtator 2021 (e mërkurë), bazuar në strategjinë për zhvillimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe planin e punës së Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM) e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt trajnim njëditor me stafin e ri akademik.

Në hapjen e trajnimit, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, u njoftua dhe iu shprehu mirëseardhje stafit të ri, duke ju uruar mbarësi, suksese të përbashkëta dhe bashkëpunim të ngushtë. Në takim, rektori Nimani i informoi për funksionimin e punës dhe planin strategjik të zhvillimit të universitetit.

Më pas, prof. ass. dr. Drita Kadriu, udhëheqëse e QDPM-së, paraqiti agjendën dhe u zhvillua trajnimi bazë në fushat:

  • “Mësimdhënia dhe cilësia në universitet”, nga prof. ass. dr. Laura Naka - Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë;
  • “Buxheti dhe mbështetja financiare”, nga prof. asoc. dr. Haxhi Kamberi - Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë;
  • “Hulumtimet shkencore”, nga prof. ass. dr. Nazli Tyfekçi – Kryeredaktore e revistës shkencore JSEIS të UFAGJ-së;
  • “Baza ligjore”, nga znj. Linda Dula Halilabazi – Sekretare e Përgjithshme në UFAGJ;
  • “Ndërkombëtarizimi dhe projektet ndërkombëtare”, nga z. Denis Spahija – Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë;
  • “SMU dhe përdorimi i tij”, nga z. Arbër Krypa – Udhëheqës i Zyrës së TI-së;
  • “Zyra e Cilësisë dhe roli i saj”, nga z. Daut Islami - Udhëheqës i Zyrës për Sigurim të Cilësisë;

Në fund të trajnimit, rektori prof. ass. dr. Artan Nimani dhe udhëheqësja e QDPM-së, prof. ass. dr. Drita Kadriu, stafit të ri iu ndanë certifikatë për pjesëmarrje në trajnim.

Fotot e lajmit

tp-bottom