U mbajt provimi pranues i afatit të dytë plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt provimi pranues i afatit të dytë plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, të mërkurën është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e dytë plotësues të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.

Për të parë nga afër këtë proces, prof. ass. dr. Artan Nimani, rektor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me prorektoren prof. ass. dr. Laura Naka, dekanët dhe Parlamentin Studentor, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa  janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë  së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UFAGJ-së. Rektori Nimani iu ka uruar suksese studentëve të rinj, duke i siguruar që ky proces do të kalojë me transparencë, dhe se më meritorët do të zënë vendin në universitetin tonë.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë në afatin e dytë plotësues të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022, në fakultetet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 151 studentë të rregullt në studime baçelor dhe master, ku përfshihen edhe studentë nga  Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci, Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 30 shtator 2021 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Ndërsa, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më 04 tetor 2021. Afati për ankim do të jetë deri më 02 tetor, në orën 14:00. Regjistrimi dhe fotografimi për ID kartelë për studentët e pranuar do të bëhet me 05 dhe 06 tetor 2021.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom