Njoftim rreth provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e dytë të konkursit plotësues në UFAGJ
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022, se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të organizojë provimin pranues me datë 29 shtator 2021.
1. Fakulteti i Edukimit (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
Programi Parashkollor në ora 12:00
2. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në ora 12:00
Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim në ora 12:00
3. Fakulteti i Mjekësisë (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Mjekësisë)
Programi Shëndet Publik në ora 12:00
Programi Fizioterapi në ora 12:00
Programi Menaxhim Shëndetësor në ora 12:00
4. Fakulteti i Shkencave Sociale (provimi mbahet në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 12:00
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 30 shtator 2021 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Ndërsa, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më 04 tetor 2021. Afati për ankim do të jetë deri më 02 tetor, në orën 14:00.
Regjistrimi dhe fotografimi për ID kartel për studentët e pranuar do të bëhet me 05 dhe 06 Tetor 2021.
Vërejtje: Duke e parë situatën me pandeminë Covid-19, në koordinim me institucionet përgjegjëse, ne do të ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim të mundshëm rreth provimit pranues.