Rektori Nimani merr pjesë në tryezën e diskutimit “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë”, e organizuar nga ADMOVERE

Rektori Nimani merr pjesë në tryezën e diskutimit “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë”, e organizuar nga ADMOVERE

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, në cilësinë e zëvendës kryesuesit të Konferencës së Rektorëve mori pjesë në tryezën e diskutimit “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë”, për të diskutuar mbi planin strategjik të arsimit dhe për të analizuar problematikat në arsimin e lartë, e organizuar nga ADMOVERE, me mbështetje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Gjatë diskutimit, Rektori Nimani konfirmoi se Konferenca e Rektorëve do të përfaqësohet në ekipet punuese për Planin e ri Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK), të cilin është duke e hartuar MAShTI.

Ndërsa, drejtoresha e organizatës ADMOVERE, Aulonë Memeti, foli për rëndësinë e një planifikimi të mirëfilltë në mes ZKM-së, MAShTI-t dhe universiteteve publike.

Në këtë organizim mori pjesë edhe zëvendësministri i MAShTI-t, z. Dukagjin Pupovci, eksperti i arsimit, prof. ass. dr. Xhavit Rexhaj, prorektorë, dekanë dhe përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare që në fokus kanë arsimin e lartë.

Fotot e lajmit

tp-bottom