Njoftim për pezullim të provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e dytë në UFAGJ
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022, se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka marrë vendim për pezullimin e provimit pranues, i planifikuar për datën 18 shtator 2021, sipas konkursit: Nr. 01/1430, të datës 09.09.2021.
Pezullimi i vendimit vlen deri më datën 26 shtator 2021, kur do të publikohet njoftimi për orarin e ri të provimit pranues.