Prorektorja Naka priti në takim përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

Prorektorja Naka priti në takim përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Laura Naka, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, z. Atif Bashani, znj. Sara Shendeti dhe z. Luan Asllani, për të diskutuar rreth projektit KODE.

Prorektorja Naka dhe përfaqësuesit e MZHE-së diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe koordinimin e tyre rreth Projektit të Ekonomisë Digjitale (KODE), ku pritet të organizohen trajnime nga fusha e TI-së, të cilat do të realizohen në hapësirat e UFAGJ-së.

Palët u pajtuan që t’i fillojnë të gjitha procedurat për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Projekti KODE do të arrijë objektivin e tij të zhvillimit përmes dy grupeve kryesore të aktiviteteve: (1) zgjerimin e aksesit në infrastrukturën digjitale me shpejtësi të lartë dhe cilësi më të mirë dhe (2) mbështetjen për të përfituar nga mundësitë rajonale dhe globale të ekonomisë digjitale, veçanërisht për të ardhurat, gjenerimin, përdorimin e shërbimeve dhe mësimin, duke nxitur kështu rritjen e një ekonomie digjitale në Kosovë. Projekti i Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) zhvillohet nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Fotot e lajmit

tp-bottom