Konferenca e Rektorëve me udhëheqje të re, prof. dr. Alush Musaj - kryesues, dhe prof. ass. dr. Artan Nimani - zv. kryesues
Më 02 gusht 2021, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës së kryesuesit të Konferencës së Rektorëve, ku morën pjesë të gjithë rektorët e universiteteve publike në vend. Për këtë u vendos në takimin virtual të Konferencës së Rektorëve, që u mbajt të premten në mbrëmje.
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, do të jetë për një vit zëvendës kryesues i Konferencës së Rektorëve, ndërsa kryesues është zgjedhur rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. dr. Alush Musaj.
Kryesuesi Musaj dhe zëvendës kryesuesi Nimani, kanë falënderuar rektorët për mbështetjen. Ata vlerësuan lartë punën e kësaj konference, e cila ka për qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor në universitetet publike.
Kujtojmë se, Kryesues i Konferencës së Rektorëve vitin e fundit ka qenë rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. dr. Bajram Kosumi.