Publikohet numri i ri i revistës shkencore JSEIS të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Publikohet numri i ri i revistës shkencore JOURNAL OF SOCIAL EDUCATION AND INTERDISCIPLINARY SCIENCE (JSEIS), e cila është revista zyrtare e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Qëllimi kryesor i revistës është botimi i punës shkencore në shkencat sociale, shkencat e edukimit dhe shkencat ndërdisiplinore.
JSEIS botohet dy herë në vit dhe mirëpret publikimet relevante shkencore, të cilat i kontribuojnë shkencës në përgjithësi dhe avancimit të Universitetit në fushën e hulumtimeve shkencore.
Lidhja e revistës shkencore JSEIS: https://jseis.uni-gjk.org/index.php/jseis/issue/view/2