Ftesë për pjesëmarrje në konferencën e projektit SHOUT4HE mbi temën e pedagogjisë inovative
Ftohen të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në konferencën e projektit SHOUT4HE mbi temën e pedagogjisë inovative, e cila organizohet nga Dr Natalia Timuș, profesoreshë e Université Côte d'Azur, një partner në projektin tonë QUADIC.
Projekti “Shkëmbimi i praktikave të hapura arsimore duke përdorur teknologjinë për arsimin e lartë” (SHOUT4HE) ka tri objektiva kryesore:
- të zhvillojë një kornizë njohje për përdorimin efektiv të teknologjisë në mësimdhënien e Arsimit të Lartë;
- të hartojë një platformë elektronike për ndarjen e praktikave dhe burimeve të arsimit të hapur;
- të krijojë një sërë Librash elektronikë përmes komunitetit të praktikës për mësuesit e Arsimit të Lartë.
Shkathtësitë e mësimdhënies së TI-së adresohen më mirë jo brenda një universiteti të vetëm ose një vendi individual, por më tepër përmes bashkëpunimit transnacional midis IAL-ve për të zhvilluar praktikat më të mira dhe inovacionin.
Për t’u regjistruar, ju lutem klikoni në lidhjen vijuese: https://u-bordeaux-fr.zoom.us/meeting/register/tZMrcuiqqTIuHdLgYduaAOEmurLnWY28wWD7