
Z. Denis Spahija nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e UFAGj merr pjesë në punëtorinë tre ditore të projektit DRIVE
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është pjesë e zhvillimit të punëtorisë tre ditore në kuadër të projektit DRIVE. Kjo punëtori po mbahet në qytetin e Prishtinës.
Koordinatorja e projektit DRIVE, znj. Flora Krasniqi paraqiti përmbledhjen e secilës nga paketat punuese të realizuara deri më tani, si dhe zhvilloi takim menaxherial me partnerët e projektit.
Takimi u zhvillua në mënyrë hibride duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë virtuale. Në fund të takimit u paraqit vizioni i detyrës për secilin partner.
Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë e përfaqëson z. Denis Spahija nga Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.