Zhvillohet takim virtual me përfaqësuesit e OJQ-së OPTIMA

Zhvillohet takim virtual me përfaqësuesit e OJQ-së OPTIMA

Të martën, Prof. Ass. Dr. Laura Naka - Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami dhe Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj zhvilluan takim virtual me përfaqësuesit e OJQ-së OPTIMA, Dr. Sharon Hart dhe z. Qëndrim Lluka - Drejtor Ekzekutiv, për vazhdimin e projektit - Zhvillimi i një Sistemi Gjithpërfshirës për Vlerësimin e Stafit Akademik.

Në këtë modul u paraqit identifikimi dhe përcaktimi i roleve në të cilat ka pritshmëri stafi akademik si pjesë e përgjegjësive të tyre profesionale, përcaktimi i rolit të modeleve të stafit akademik dhe përcaktimi i vlerave e parametrave.

Objektivi i këtij moduli është që secili departament të identifikojë dhe përcaktojë rolet e stafit në departament, duke marrë një listë të aktiviteteve aktuale në të cilat stafi akademik angazhohet për të ndjekur përgjegjësitë e tyre profesionale. Në këtë hap, stafi akademik zakonisht mund të identifikojë lehtësisht aktivitetet të cilat për ta, përcaktojnë rolet tradicionale të mësimdhënies, veprimtarive shkencore dhe krijuese, shërbimit dhe administrimit ose menaxhimit.

Projekti synon një sistem gjithëpërfshirës të vlerësimit të personelit akademik, i cili bazohet në vëzhgimin sistematik (matje) të performancës përkatëse të stafit akademik, për të përcaktuar shkallën në të cilën ajo performancë është në përputhje me vlerat e njësisë akademike (fakulteti, divizioni, departamenti, etj.), i cili do të zgjasë deri në dy vjet.

Në fund të takimit u diskutua për aktivitetet tjera kryesore që do të zhvillohen gjatë muajve në vijim.

Fotot e lajmit

tp-bottom