Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes UGJFA dhe GIZ

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes UGJFA dhe GIZ


Sot, në hapësirat e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Rektori Prof. Dr. Shaban Buza ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me z. James Macbeth Forbes, drejtor i GIZ-it në Kosovë. Në takim morën pjesë edhe bashkëpunëtorët e të dy palëve. 

Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i bashkëpunimit në bashkë-organizimin dhe zbatimin e veprimeve për ngritjen e kapaciteteve rreth zhvillimit të mëtejmë të Zyrës për Zhvillim Akademik në UGJFA. Përfshirë, ndërtimin e strukturave të reja për menaxhimin e informatave dhe të këshillave të karrierës për trajtimin e nevojave të studentëve dhe të diplomuarve të ardhshëm që aspirojnë të kenë karrierë brenda dhe jashtë Kosovës; hartimin e udhëzimeve të përgjithshme dhe i instrumenteve për ta demonstruar procesin e zhvillimit të karrierës në Kosovë dhe në Gjermani; mbajtja e seancave të përbashkëta informative mbi karrierën në njësitë akademikë të Universitete të Gjakovës; angazhimin në bashkëpunimin e mundshëm rajonal dhe ndërkombëtar; identifikimi i institucioneve partnere të mundshme në Gjermani për vendosjen e bazave të bashkëpunimit në mobilitetin e studentëve dhe të mësuesve që mund të kontribuojë në migrimin qarkullues dhe angazhimi në masat për krijimin e veprimeve të përbashkëta me institucionet gjermane dhe ato  të diasporës për vjeljen e fryteve të migrimit qarkullues. 

Në takim, Rektori Buza diskutoj mbi organizimin, fakultet dhe programet mësimore në UGjFA dhe shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë bashkëpunim. Gjithashtu edhe z. Macbeth Forbes diskutoi mbi organizatën GIZ, aktivitetet e saj në Kosovë dhe bashkëpunimin gjermano-kosovar.  Që të dy palët, e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e saj

Fotot e lajmit

tp-bottom